RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Zyra e BE-së: Gjykata Kushtetuese të jetë e lirë nga presioni politik
🇽🇰 Kosova

Zyra e BE-së: Gjykata Kushtetuese të jetë e lirë nga presioni politik

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese i cili gjatë javës që shkoi tha se Gjykata me vonesat në trajtimin e ligjeve dhe rrëzimin e

nga Kaltrina Berila18 nëntor 202418 nëntor 2024

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese i cili gjatë javës që shkoi tha se Gjykata me vonesat në trajtimin e ligjeve dhe rrëzimin e tyre po i bllokon reformat pozitive dhe progresiste.

Zyra e BE-së tha për RTV21 se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni politik por theksoi se gjyqësori nuk është imun ndaj shqyrtimit apo diskutimit të hapur me kusht që të jetë konstruktiv, i balancuar dhe i bazuar mirë.

“Gjykata Kushtetuese ka një rol themelor për të siguruar supremacinë e Kushtetutës dhe për të mbrojtur të drejtat dhe parimet themelore në të. Pavarësia e gjyqësorit është një gur themel i sundimit të ligjit dhe kriter thelbësor për çdo shoqëri demokratike. Gjykata Kushtetuese shërben si autoriteti më i lartë në shqyrtimin e ligjeve të paraqitura për shqyrtim. Vendimet e tij duhet të respektohen nga të gjithë për të siguruar funksionimin efektiv të ndarjes së pushteteve dhe për të forcuar sistemin e kontrollit dhe ekuilibrit. Ndërkohë që pranohet se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni politik, është gjithashtu e nevojshme të theksohet se gjyqësori nuk është imun ndaj shqyrtimit apo diskutimit të hapur me kusht që të jetë konstruktiv, i balancuar dhe i bazuar mirë”, tha Zyra e BE-së në Kosovë për RTV21./RTV21/21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

41 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

43 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

47 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

9 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

26 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë