RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zyra e BE-së kërkon drejtësi për viktimat e dhunës në familje

“Viktimat duhet të jenë në fokus’ Dhuna në familje vazhdon të mbetet ndër fenomenet më shqetësuese në Kosovë, për këtë po kërkohet nga institucionet përgjegjësi, e po ashtu shtim i përpjekjeve për par

nga RTV214 dhjetor 20194 dhjetor 2019

“Viktimat duhet të jenë në fokus’

Dhuna në familje vazhdon të mbetet ndër fenomenet më shqetësuese në Kosovë, për këtë po kërkohet nga institucionet përgjegjësi, e po ashtu shtim i përpjekjeve për parandalimin e kësaj dukurie. Në një tryezë të organizuar nga Zyra e koordinatorit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, u prezantuan të dhënat për evidentimin e dhunës, ku u theksua se viktimave duhet t’u ofrohen ndihmë dhe përkrahje.

Annette Fath Lihic, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që t’i mbrojë viktimat e dhunës në familje dhe të dënohen  ata që kryejnë vepra të tilla.

“Dhuna në familje është e shprehur gjithandej jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë botën. Nevoja për drejtësi është e madhe për viktimat e dhunës në familje. Viktimat duhet të jenë në fokus. Ata duhet të ndjejnë që nuk janë vetëm. Mosndëshkimi i atyre që kryejnë dhunë në familje shumë shpesh është një realitet. Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi që t’i mbrojnë qytetarët e tyre në përgjithësi, por viktimat e dhunës në familje në veçanti”, ka thënë ajo.

Në prezantimin e bazës së të dhënave në familje, drejtori i Divizionit për Siguri Publike në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha tha se të gjitha institucionet duhet të jenë bashkë për luftimin e dhunës në familje.

“Shpesh herë Policia e Kosovës ka qenë e vetmuar në këtë rrugë. Edhe shpesh herë ndoshta edhe jemi gjykuar edhe jemi paragjykuar si të dështuar edhe të paaftë që t’i kryejmë disa punë, por dua të them që është një prej rasteve të rralla që PK e vetme nuk mund të ketë sukses. Mendoj që këtu na duhet bashkëpunim dhe duhet përkrahje prej të gjitha institucioneve, dihet që ky fenomen duhet të luftohet së pari në familje, para se të vie faji tek institucionet. Krijimi i kësaj data baze është ajo teli që lidh hallkën, kanë ekzistuar hallkat, por nuk kanë qenë të lidhura”, tha ai.

E kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Makifete Salluka, tha se gjykatat në rast të dhunës në familje ofrojnë vetëm ndihmë të përkohshme, përmes lëshimit të urdhrave mbrojtës, por që kjo dukuri mund të përsëritet edhe pas kësaj kohe.

“Gjykatat në këtë rast nuk mund të ofrojnë zgjidhje të përhershme, sepse lëshojnë urdhra për mbrojte, por kemi raste edhe kur shkelen këta urdhra. Me këtë problematikë duhet të merren seriozisht të gjitha institucionet e shtetit, kjo me qëllim të pavarësimit të gruas me aspekt dhe theks të veçantë të pavarësimit të saj ekonomik, që mos të jenë të detyruara të durojnë dhunë sistematike, me të cilën cenohen jo vetëm integriteti fizik i grave, por cenohet rëndë edhe integriteti psiqik i tyre, që shpesh herë tregohet më i rëndë se dhuna fizike”, tha ajo.

Gjatë këtij prezantimi u dhanë edhe rekomandimet e institucioneve të vendit, në mënyrë që në të ardhmen të punohet edhe më shumë për zvogëlimin e dhunës në familje. Ky aktivitet u shënua në kuadër të gjatë 16 ditëve të aktivizimit, e cila  është një prej fushatave më të mëdha kundër dhunës.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë