Power: Themelimi i Asociacionit ndihmon në normalizimin e raporteve

Themelimi i Asociacionit do t’i ndihmojë procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kështu deklaroi

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, pas trakimit që pati me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

“Biseduam për përparimin në normalizimin e raporteve me Serbinë, kompleksiteti i këtij dialogu të gjithë e kanë parasysh. Kam dëgjuar vazhdimisht se kosovarët besojnë se kjo është rruga e duhur që duhet të vijojë vendi i tyre. Në takimet me kryeministrin dhe Osmanin kam theksuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për normalizim dhe kam inkurajuar që Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet që ta shpejtojnë rrugën drejt normalizimit. Themelimi i Asociacionit do t’i ndihmojë normalizimit të raporteve dhe zhvillimit ekonomik dhe biznesit”, tha Power.

E kthyer për vizitë pas 24 vjetësh në Kosovë, ajo tha se Kosova ka ndryshuar shumë, ndërsa po ashtu tregoi se për gjatë kësaj kohe SHBA ka dhënë mbi dy miliardë euro./21Media

Back to top button