Pozita dhe opozita i reagojnë Kociançiqit për Trepçën

Haradinaj: Brukselit i ka humbur rruga në oborr

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se deklaratat e tilla cenojnë sovranitetin dhe tregojnë qëllimin për ndarjen e Kosovës.

Ndaj deklaratës së Kocijançiqit ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, duke e quajtur ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës./21Media

Back to top button