Plagoset një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Mitrovicë,
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar
“Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur në Mitrovicë nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Kodra’”, tha ai.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, shtoi Zahiti.
Më tej tha se hetuesit, në koordinim me prokurorin e rastit po i vazhdojnë procedurat hetimore lidhur me këtë rast.