Pranimi i aplikimit të Kosovës në KiE, Hoxhaj: Lajm i jashtëzakonshëm

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit për pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Hoxhaj ka thënë se është lajm i jashtëzakonshëm që Kosova mori përkrahje nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës dhe kaloi etapën e parë të anëtarësimit.

“Së shpejti, flamuri i shtetit më të ri në Evropë, Kosovës, do të valojë në organizatën më të vjetër të Evropës, Këshillin e Evropës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është pranuar sot nga Komiteti i Ministrave të Këshillit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare./21Media

Back to top button