Prapë protesta kundër Vuçiqit në Serbi
Kërkohet edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
Protestues të shumtë kanë dalë përsëri në rrugët e Serbisë kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.
Në duart e tyre ata kanë mbajtur pankarta në të cilat janë shkruar premtimet e pa realizuara gjatë mandatit të Vuçiq në krye të presidencës serbe.
Përveç premtimeve për reforma dhe pensione, protestuesit ia kanë përmendur Vuçiqit edhe zbardhjen e vrasjes së ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.
Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit të kaluar në veri të Mitrovicës ndërkaq rasti është ende nën hetime.
Kujtojmë se rrugët e Beogradit kohëve të fundit janë mbushur shpesh herë me protestues të cilët kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit.