Prapë vandalizohen tabelat e vendbanimeve në veri

Disa nga tabelat me emërtime edhe në shqip të vendbanimeve në veri të Kosovës prapë janë vandalizuar.

Atyre mbi emrin në shqip u është vendosur nga një stiker me emrin e vendbanimit të shkuar me alfabet cirilik.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.

“Kanë qenë të vendosura disa stikersa. Po ashtu janë larguar shumica”, ka thënë Elshani.

Tabelat e komunikacionit, në të cilat emërtimet e vendbanimeve në veri janë shkruar edhe në gjuhën shqipe, u patën vendosur nga autoritetet e Kosovës më 14 mars.

Por menjëherë emërtimet në shqip u patën ngjyrosur me të zezë.

Back to top button