Kaloni te përmbajtja kryesore

Prattipati zhvillon takime në Zveçan dhe Leposaviq për situatën aktuale në veri

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot veriun, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues politikë lokalë për të diskutuar situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet në këtë pjesë të vendit.

Gjatë vizitës në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin e komunës, Dragisha Miloviq, me të cilin bisedoi për zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e ShBA-së në Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua me kryetarë komunash serbë të Kosovës dhe këshilltarë opozitarë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Leposaviq, ajo zhvilloi një takim me kryetarin e komunës, Zoran Todiq, ku temat kryesore të diskutimit ishin zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve për investime dhe rritje ekonomike në rajon.

Sipas njoftimit, gjatë takimeve u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe komuniteteve, si dhe për mundësitë që mund të kontribuojnë në prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button