Prej nesër nuk ka transport publik falas

Qyteti i Shkupit informoi që nga dita e nesërme hiqet masa për transport publik falas.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se vendimi është sjellë pasi është përmirësuar gjendja me ndotjen e ajrit, respektivisht pas të dhënave që kanë marrë nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, në lidhje me cilësinë e ajrit.
Masa për transport falas publik në kryeqytet u aktivizua më 27 dhjetor, pasi dy ditë me radhë u tejkalua pragu i alarmimit për grimcat PM 10 në ajër./TV21

Back to top button