Prekaj: Në të kaluarën kemi hyrë në koalicione për me përhapë zërin e ballit tek qytetarët

(Lajm i përditësuar)
Prekaj: Në të kaluarën kemi hyrë në koalicione për me përhapë zërin e ballit tek qytetarët
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqipëtar, Nikoll Prekaj në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se kjo parti sa ka qenë në kualicione nuk ka pasur fuqi elektorale për kalimin e pragut si parti.
“Pikërisht ne kemi provuar disa parti politike me nga një kandidat që kemi marrur pjesë në listën politike, kemi qenë në Listën e VV-së, me Aleancën *AAK), por atëherë nuk kemi pasur fuqi elektorale për me kalu pragun edhe ma tepër kemi hyrë në kualicione për me përhapë zërin e ballit tek qytetarët e Republikës së Kosovës. Kësaj radhe kemi vendosur të garojmë vetëm”, tha Prekaj. /21Media
Prekaj: Nuk kemi nevojë me hy në koalicion për me kalu pragun
Nikoll Prekaj kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar në debatin zgjedhor në RTV21 është shprehur optimist se subjekti i tij politk do ta kaloj pragun në zgjedhjet e 9 shkurtit.
”Vizioni ynë politik ekonomik edhe social dallon prej vizioneve të paritve tjera nuk kemi pasur asgjë të përbashkët me partitë tjera, ne e kemi ditur se nëse hymë në koalicion me çdo parti se do të dëmtohet vizioni dhe qëllimi jonë”, tha Prekaj.
Ai tutje ka shtuar se ajo parti politike që nuk mundet me kalu pragun me elektorat të vetin ajo as që e meriton me qenë në Kuvend të Kosovës.
”Nuk kemi nevojë me hy në koalcion për me kalu pragun, ajo parti politike që nuk mundet me kalu pragun me elektorat të vetin ajo as që e meriton me qenë në Kuvend”, tha Prekaj./21Media