Prelec e quan kolaps shtetëror numërimin e stërzgjatur të votave nga KQZ

Analisti i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, tha se po mendonte se si në Gjermani numërimi i votave përfundoi disa orë pas votimit, ndërsa në Kosovë sot u bënë 15 ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe ende nuk janë numëruar të gjitha votat.
Ai e quajti “kolaps i kapaciteteve shtetërore” këtë që po ndodh në Kosovë pas zgjedhjeve.
“Unë thjesht po e mendoja të njëjtën gjë. Çfarë kolapsi i kapaciteteve shtetërore në Kosovë. Shënim: Pothuajse 50 milionë njerëz votuan në Gjermani, më pak se një milion në Kosovë”, shkroi ai në platformën X. /21Media
I was just thinking the same thing. What a collapse of state capacity in Kosovo. Note: Almost 50 million people voted in Germany, less than a million in Kosovo. https://t.co/GV4mCFC370
— Marko Prelec (@mprelec) February 24, 2025