Premier Liga angleze, derbi mes Leicester e Manchester United

Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri 2021/22.
Nde mes skshja hapëse e kësaj xhiroje do të jetëuadrës së Watford dhe gjigandit anglez Liverpoolit, ku ky i fundit do të jetë mysafirë në stadiumin ”Vicarage Road”.
Kurse, derbi në programin e sotëm do të jetë ai mes Leicester Cityt dhe Manchester United, ku në këtë ndeshje të dy skuadrat rikthehen nga barazimet në javën e fundit të zhvilluar.
Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Chelseat me 16 pikë, një më pak se Liverpooli në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin Manchester United dhe Manchester City në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 14 sosh.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Burnley dhe Newcastle me nga tre pikë, kurse Norwich zë vendin e fundit me vetëm një pikë të arkëtuar.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.
13:30 Watford – Liverpool (Stadiumi Vicarage Road)
16:00 Aston Villa – Wolverhampton (Stadiumi Villa Park)
16:00 Leicester City – Manchester United (Stadiumi King Power)
16:00 Manchester City – Burnley (Stadiumi Etihad)
16:00 Norwich City – Brighton (Stadiumi Carrow Road)
16:00 Southampton – Leeds United (Stadiumi St. Mary’s)
18:30 Brentford – Chelsea (Stadiumi Brentford Community)

Back to top button