Premier Liga angleze, ndeshja për titull e Manchester Cityt kundër Chelseat

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 35.

Ndeshja hapëse e programit të ditës së sotme do të jetë mes Leeds United e Tottenham Hotspur, ndërsa kryendeshja e kësaj xhiro do të jetë mes liderit Manchester Cityt dhe skuadrës në top formë Chelseat.

Programin e sotëm do ta mbyll ndeshja mes Liverpoolit e Southamptonit, ku “Të Kuqtë” synojnë me çdo kusht tre pikët e plota për të mbajtur gjallë shpresat për Top 4.

Nëse Manchester City arrin që të mposhtë Chelsea sot, skuadra e Pep Guardiola edhe zyrtarisht do ta fitonte titullin e Premier Ligës.

Pas 34 xhirosh, tabela kryesohet nga Manchester City me 80 pikë, 13 më shumë se Manchester United në vend të dytë, ndërsa Top 4 e mbyllin Leicester me 63 pikë dhe Chelsea me 61 pikë.

Në anën tjetër, Fulham që zë vendin e 18 me 27 pikë, dhe West Brom që gjendet në pozitën e 19 me 36 pikë, janë dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, kurse Sheffield United ka siguruar rënien nga Premier Liga, ku pas 34 xhirosh ka arkëtuar vetëm 17 pikë në pozitën e fundit në tabelë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

13:30 Leeds United (11) – Tottenham Hotspur (6) (Stadiumi Elland Road)

16:00 Sheffield United (20) – Crystal Palace (14) (Stadiumi Bramall Lane)

18:30 Manchester City (1) – Chelsea (4) (Stadiumi Etihad)

21:15 Liverpool (7) – Southampton (16) (Stadiumi Anfield Road).