Premiera e filmit ‘’No Time To Die’’ shfaqet nesër në kinematë e Kosovës
Premiera e filmit ”No Time To Die”, do të shfaqet nesër nëpër kinematë e Kosovës.
Kështë ka bërë të ditur, Miradije Vllahiu, e cila ka qenë sot e ftuar në emisionin ”Për ditë të mbarë”, të RTV21 dhe ka treguar se përveq sezonit të ri të këtij filmi do të shfaqen edhe disa filma të tjerë.
Kujtojmë që, filmi ”No Time To Die”, ka shënuar hapjen më të madhe në arkën e filmit në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë Covid-19, sepse vlerësohet se ka ndikuar që filmi të marrë gati 5 milionë funta në ditën e parë./21Media