Premiera e shfaqjes ”Deni dhe deti i thellë i kaltërt” do të jepet në Teatrin Bekim Fehmiu

Premiera e shfaqjes ”Deni dhe deti i thellë i kaltërt” me autor John Patrick Shanley dhe me regji të Ana Batevas, do të jepet më 29 dhe 30 maj në orën 20:00.
Të gjithë adhuruesit e kësaj shfaqje do të mund ta ndjekin atë në Teatrin e qytetit Bekim Fehmiu në Prizren.
Në këtë shfaqje luajnë Liridona Shehu dhe Alban Krasniqi.
Në mes të kaosit, kur bota ka dalë nga boshti i saj, duke humbur drejtimin e saj dhe duke kërkuar thirrjen e fundit për ndihmë, dy njerëz të vetmuar po luftojnë një betejë të dëshpëruar për dashuri; për falje; për pak mirëkuptim dhe një dorë ndihme me shpresën se gjithçka do të jetë mirë.
“Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër” është një përmbledhje tragjikomike e një rënie shoqërore, në të cilën ndjeshmëria dhe dhimbshuria bëhen gjithnjë e më të nevojshme, dhe dëgjimi i tjetrit gjithnjë e më urgjent./21Media

Back to top button