​Premtohet luftë e pakompromis ndaj substancave të ndaluara në sport

Komiteti Olimpik i Kosovës ne bashkëpunim me Agjensionin për Anti-Doping KosADA, po zhvillon seminarin për zyrtarë te kontrollit te dopingut.

Në këtë seminar që do të gjatë për tri ditë do të ligjërohet para zyrtarëve të anti-dopingut për mënyrën se si duhet të luftohet ky fenomen shqetësues në sport në nivel global.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, na hapje të këtij seminari deklaroi se kjo dukuri negative në sport duhet dhe do të luftohet edhe në sportin kosovar, ashtu siç bëhet në të gjithë botën.

“Duke e ditur qëllimin tonë të përbashkët për zhvillim të sportit përbrenda vendit fillimisht por pastaj edhe për konsolidim të rezultateve dhe të arriturave në arenën ndërkombëtare padyshim që qëllimi ynë është edhe që këto arritje, këtë zhvillim ta bëjmë në një ambient më të sigurt, më jjë qeverisje më të mirë të mirë sportive duke i mësuar të rinjtë dhe të rejat tona që çfarë është Fair Play, cilat janë ato dukuri negative më të cilat mund t’i hasin gjatë zhvillimit të karrierës së tyre siç edhe është anti-dopingu, një ndër kërcënuesit më të mëdhenj të sportit në nivel global. Tashmë po sigurohemi që një gjë e tillë do të luftohet edhe përbrenda vendit në përputhje me standartet dhe rregullat ndërkombëtare.”, tha Osmani.

Luftimin e kësaj dukurie negative e ka kërkuar dhe e ka mbështetur edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Ai deklaroi se qëllimi i përbashkët i KOK-ut dhe MKRS-së është që të sigurohet integriteti i sistemit sportiv dhe barazia në garat sportive.

“KOK-u është i përkushtuar që komuniteti ynë i sportit të edukohet dhe të jetë i vetdijshëm për rregullat e anti-dopingut, në mënyrë që sportistët të jenë të pastër para sfidave që i presin në karrierën e tyre. Qëllimi ynë i përbashkët me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, KosADA-në, por edhe me federatat sportive, është fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve, sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në garat sportive. Deri më tani, në garat ndërkombëtare, krahas sukseseve që kemi shënuar, si me fitimin e tri medaljeve të arta olimpike, shumë medaljeve botërore e evropiane, kemi treguar kulturë të lartë të edukimit, si për sjelljet tona para zyrtarëve të anti-dopingut, por edhe në rezultatet e testeve.”, tha Krasniqi.

Në këtë seminar tre ditor, do të ligjërojnë ligjërues nga Turqia, Sllovenia si dhe ligjërues vendor.

Back to top button