Premtohet një organizim unik për festimin e Ditës së Pavarësisë

Gërshëtohen autentikja me bashkëkohoren

Jemi në prag të 11 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, dhe kësaj feste do t’i shtohet edhe një risi që synon të bëhet tradicionale.

Si duket pjesë e festimi do të jenë edhe ushqimet me receta autoktone. Kjo u bë e ditur nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  i cili u takua sot me Shoqatën e Gastronomëve të Prishtinës për të biseduar konkretisht për ketë ide.

“Për krijimin e një tradite dhe përfshirjes aktive të Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës në agjendën shtetërore të shënimit të 17 Shkurtit, me përfaqësuesit e kësaj shoqate shqyrtuam idetë kreative që kryeqyteti ynë të promovojë një mënyrë unike të organizimit dhe festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që gërshëton autentiken me bashkëkohoren. “, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë që vitin e kaluar Kosova me 17 shkurt shënoi 10 vjetorin e Pavarësisë që u festua si një vit jubilar, ku e pranishme në koncertin e Pavarësisë ishte këngëtarja nga Koosva me famë botërore, Rita Ora./21Media

 

Back to top button