Premtohet përkrahje për zjarrfikësit

 
Ministri i Punëve të Brendshme(MPB), Xhelal Sveçla, priti në takim një delegacion nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.
Sipas komunikatës së MPB-së, Sveçla u informua hollësisht lidhur me shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe përgjegjësive në shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrezik.
Me këtë rast, ministri Sveçla tha se e çmon lartë profesionalizmin që kanë zjarrfikësit e Republikës së Kosovës, përkundër kushteve të pavolitshme në të cilat punojnë.
Ai u zotua se zjarrfikësit do të kenë mbështetjen e plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme në zgjidhjen e statusit të tyre në mënyrë që të përmbushin me sukses detyrat dhe misionin e tyre./21Media

Back to top button