Prenkaj: Derisa Rubio sot pret ministrin e jashtëm të Serbisë Gjuriq, Kosova vazhdon të thelloi krizën politike tashmë kushtetuese

 

Nga Albert Prenkaj- Ambasador i Karrierës

Derisa Sekretari i Shtetit Marco Rubio sot pret ministrin e jashtëm të Serbisë Marko Gjuriq, Kosova vazhdon të thelloi krizën politike tashmë kushtetuese.

Përkujtojmë se në një takim ambasadori i Serbisë në Washington DC, Dragan Shutanovac i kishte kërkuar Sekretarit Rubio vendosjen e partnerotetit strategjik në mes dy vendeve. Përgjigja e Sekretarit Rubio ishte: “I am working on it!/Jam duke punuar në këtë drejtim!” Vizita e zgjeruar e ministrit të jashtëm Gjuriq me Allison Hooker, si dhe Brendan Hanrahan, flet për seriozitetin e temave të diskutimit e ku në mes tjerash mund të filloj procesi i vendosjes së partneritetit strategjik SHBA-Serbi.

Me një google search gjendet shpjegimi i partneritetit strategjik në mes shteteve: “Një partneritet strategjik midis dy shteteve është një marrëdhënie afatgjatë dhe formale e fokusuar në arritjen e qëllimeve të përbashkëta dhe rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si sferat politike, ekonomike, të sigurisë dhe kulturore. Është një marrëveshje dypalëshe që shkon përtej marrëdhënieve tipike diplomatike, duke përfshirë shpesh angazhim të nivelit të lartë dhe një angazhim për përfitim të ndërsjellë dhe interes të përbashkët.”

Pra, partneritetet strategjike janë të dizajnuara për bashkëpunim të qëndrueshëm, shpesh që shtrihet në një periudhë prej disa vitesh ose edhe dekadash. Të dy vendet e përfshira synojnë të përfitojnë nga partneriteti, qoftë nëpërmjet sigurisë, zhvillimit ekonomik apo objektivave të tjera të përbashkëta. Partneritetet strategjike shpesh përfshijnë një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë dialogun politik, lidhjet ekonomike, bashkëpunimin në mbrojtje, shkëmbimin kulturor etj.

Disa partneritete strategjike mund të përfshijnë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ato në përgjithësi mund të janë më të gjera se aleancat tradicionale ushtarake dhe mund të mos kërkojnë të njëjtin nivel angazhimi formal. Ato mund të përshtaten nevojave dhe prioriteteve specifike të vendeve pjesëmarrëse në partneritet, duke lejuar përshtatje sipas rrethanave. Në rastin konkret, meqë Serbia ruan neutralitetin, një “tailor made partnership” i veçantë mund të jetë i zbatueshëm. Këto partneritete zakonisht formalizohen përmes deklaratave nga krerët e shteteve ose qeverive, duke nënkuptuar rëndësinë dhe angazhimin e të dy kombeve.

Po si duhet lexuar nga Kosova një partneritet strategjik eventual ShBA-Serbi? Kosova e vetngujuar, pa qeveri e udhëhequr nga deputet të qertifikuar nga KQZ, në adoleshencën e saj politike të përgjumur, të papërgjegjshme, inkopetente, përpos vlimeve përbrenda vetvetes, bënë sehirë para ngjarjeve dinamike të cilat po ndodhin në fqinjësinë e saj. Shqipëria në rrugëtimin e saj galopant drejt BE-së, Serbia në një lëvizje të saj strategjike!

Back to top button