Presidenca i reagon Vuçiqit: Asnjë çeçenë apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës

Shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela i ka reaguar deklaratës së djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se forcat çeçene kanë komplotuar për vrasjen e serbëve lokal në Kosovë.
Vela ka thënë se “asnjë shqiptar nga Kosova nuk i është bashkaur luftës në Ukrainë”.
“Asnjë çeçenë apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës”, ka thënë Vela.


Ndryshe, Vela edhe dje ka deklaruar se institucionet e Serbisë në javët e fundit kanë ushtruar presion sistematik mbi qytetarët e Kosovës në pikat kufitare.
Ai potencoi se presioni ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shënjestrimi i serbëve të Kosovës që punojnë në institucione duhet të ndalet dhe se Vuçiq duhet ta dijë se presioni dhe frikësimi i stilit Milošević do të dështojë!
“Një numër në rritje i qytetarëve, përfshirë serbët e Kosovës që punojnë për institucione janë ndaluar dhe intervistuar për disa orë në pikat kufitare Kosovë-Serbi. Në bazë të informacioneve paraprake, qëllimi i veprimeve të tilla nga institucionet e Serbisë është frikësimi dhe sigurimi i informacioneve për persona të rëndësishëm në jetën publike të Kosovës dhe institucionet e sigurisë.”, ka shkruar Vela në Twitter./21Media

Back to top button