Presidenca ndaj Nagavcit: S’i keni siguruar asnjë votë Presidentes për rizgjedhje, por kërkoni ta trajtoni si formalitet

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, i ka reagaur Shefes së deputetë të LVV-së e cila tha se “Sot garantoj që VV ia jep 30 nënshkrime Vjosa Osmanit”.
Hollaj ka shkruar se Presidentes Osmani nuk i është ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur “por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla”.
“Zonja Arbërie Nagavci. Besohet se përvoja juaj parlamentare dhe politike është e mjaftueshme për ta trajtuar këtë çështje me seriozitetin që kërkon pesha kushtetuese dhe interesi qytetar e shtetëror. Kjo nuk është çështje e thjeshtë e aritmetikës procedurale apo administrative, por temë që prek thelbin e përgjegjësisë institucionale dhe respektimin e rendit kushtetues. Prandaj, qasja duhet të reflektojë maturi politike dhe ndjeshmëri ndaj interesit publik, përtej kalkulimeve të ulëta. Nëse dikujt i thoni eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje, a ka më turp? Pra Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla. Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu!” Ka shkruar Hollaj.