Presidenca sqaron deklaratën e Osmanit: Është menduar për rastet dhe jo për numrin e bandave

Presidenca ka dalë me sqarim lidhur me një deklaratë të Presidentes Vjosa Osmani, të dhënë gjatë një interviste për Politico në Berlin lidhur luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Osmani ndër terjash tha se Kosova ka çmontuar mbi 900 banda kriminale, kurse sot zyra e presidentës sqaroi se në fakt ishte fjala për raste dhe jo për banda kriminale.
“Në fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash.Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale.Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën nga zyra e presidentës./21Media