Presidenca thotë se Serbia po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri

Shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka publikuar një dokument sipas të cilit Qeveria e Serbisë propagandon për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter Vela ka shkruar se kjo është dëshmi e përpjekës së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

“Kjo është një dëshmi prima facie e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela.

Dokumenti i publikuar nga Vela, paraqet se serbët e Kosovës po rrezikohen dhe iu nevojitet mbrojtje.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës do të mbahen më 23 prill./21Media

Back to top button