Presidenca: Vuçiq duhet ta dijë se presioni dhe frikësimi i stilit Millosheviq do të dështojë

Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Kosovës, Blerim Vela, sot ka deklaruar se institucionet e Serbisë në javët e fundit kanë ushtruar presion sistematik mbi qytetarët e Kosovës në pikat kufitare.
Ai ka potencuar se presioni ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shënjestrim i serbëve të Kosovës që punojnë në institucione duhet të ndalet dhe se Vuçiq duhet ta dijë se presioni dhe frikësimi i stilit Milošević do të dështojë!
“Një numër në rritje i qytetarëve, përfshirë serbët e Kosovës që punojnë për institucione janë ndaluar dhe intervistuar për disa orë në pikat kufitare Kosovë-Serbi. Në bazë të informacioneve paraprake, qëllimi i veprimeve të tilla nga institucionet e Serbisë është frikësimi dhe sigurimi i informacioneve për persona të rëndësishëm në jetën publike të Kosovës dhe institucionet e sigurisë.”, ka shkruar Vela në Twitter./21Media

Back to top button