Presidenti Ademi përkrah Ramës e Dukës në inaugurimin e “Kukës Arena”

Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK), Agim Ademi, të shtunën, ka marrë pjesë në inaugurimin e stadiumit të ri “Kukës Arena”.
Ademi mori pjesë në këtë inaugurim me ftesën e presidentit të klubit të Kukësit, Safet Gjici dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Pas më shumë se dy vitesh skuadra kuksiane është rikthyer në shtëpinë e saj të re, ku është zhvilluar edhe ndeshja ndërmjet Kukësit dhe Laçit.
Pjesë e inaugurimit ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, derisa tribunat e stadiumit ishin përplotë me tifozë, të cilët që një kohë të gjatë kishin pritur rikthimin e skuadrës së zemrës në qytetin e tyre. Para ndeshjes u mbajt edhe një program i pasur artistik./21Media

Back to top button