Presidenti austriak uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit pavarësisë

Presidentja e osovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.
Presidenti austriak ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej në rrugën evropiane të Kosovës.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?