Presidenti i Autoritetit Palestinez mirëpret marrëveshjen si një ‘parathënie për një zgjidhje të përhershme politike’

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e ka mirëpritur njoftimin e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Për kontekst, Autoriteti Palestinez qeverisë pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, por nuk qeveris Gazën, raporton BBC përcjell portali rtv21.tv
Në një postim në rrjetet sociale të ministrisë së punëve të jashtme të Autoritetit Palestinez, thuhet se Abbas shpreh shpresën se “këto përpjekje do të jenë një prelud për arritjen e një zgjidhjeje të përhershme politike”, që do të çojë në “fundin e pushtimit izraelit të Shtetit të Palestinës dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez”.
Aty thuhet se Abbas konfirmon gatishmërinë e tij për të punuar për të siguruar suksesin e marrëveshjes dhe bën thirrje për zbatimin e menjëhershëm të saj.