Presidenti i Interit mohon interesimin në yllin e Fiorentinas
Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta i ka mohuar spekulimet se kampioni italian është i interesuar në shërbimet e yllit të Fiorentinas Dusan Vlahovic.
Vlahovic pas refuzimit për rinovim të kontratës pritet të largohet nga skuadra e Fiorentinas, ku kontrata aktuale e serbit skadon në qershor të vitit 2023.
21 vjeçari ka qenë i lidhur me spekulime të shumta, ku skuadrat si Inter, Juventus, Manchester City, Manchester United, Bayern Munich, Atletico Madrid, Tottenham dhe Arsenal kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e tij.
Në një konferencë për media, Marotta iu adresua spekulimeve që lidhin Vlahovic me Interin, ku përgjigja e tij nuk ishte e kënaqshme për tifozët e “Nerazzurëve”.
“Ai është një talent, e di që ekziston një konflikt i brendshëm me Fiorentinan, por shpresoj që ata të rregullojnë problemet e tyre”, tha Marotta.
“Sidoqoftë, ne kemi një përbërje me lojtarë të rinj dhe kemi lojtarë me eksperiencë në atë repart”, shtoi presidenti i kampionit të Serie A.
Vlahovic ka regjistruar 28 gola në Serie A në vitin 2021, ku asnjë lojtarë në histori të Fiorentinas nuk ka shënuar kaq gola brenda një viti kalendarik në ligën italiane.
Këtë vit, vetëm ylli i Bayern Munich Robert Lewandowski ka shënuar më shumë gola se Vlahovic në Top 5 ligat evropiane.