Presidenti i Izraelit tha se do t’i mbështesë refugjatët shqiptarë 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot bisedë telefonike me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, të cilin e ka uruar për pranimin e detyrës dhe i ka shprehur gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin në fushën e politikës, tregtisë, arsimit, energjetikës dhe mbrojtjes.
Nga ana tjetër, siç është informuar nga presidenca, presidenti Herzog ka shprehr falënderimin për krijimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe ofroi mbështetjen e tij për thellimin e raporteve bilaterale.
“Më tej, në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani potencoi se raporti i Kosovës me Izraelin është i hershëm dhe daton nga periudha e Luftës së Dytë Botërore kur shqiptarët në Kosovë mbrojtën hebrenjtë, ndërsa presidenti Herzog nënvizoi mbështetjen e shtetit të Izraelit për refugjatët shqiptarë nga lufta në Kosovë.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Osmani dhe Herzog janë pajtuar për komunikim të mëtejmë dhe në realizimin e vizitave përkatëse në Kosovë dhe Izrael./21Media

Back to top button