Presidenti i Këshillit Evropian, Zelenskyt: Nuk je kurrë vetëm
President i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dalur në krah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, pas takimit me tone të larta që ky i fundit e pati me presidentin amerikan, Donald Trump.
Costa i tha Zelenskyt se dinjiteti i tij e nderon trimërinë e popullit ukrainas dhe se nuk do të jetë kurrë vetëm.
“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Qëndro i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar president Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Costa në “X”.