Presidenti i Kinës premton një miliard vaksina antiCovid për Afrikën

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka premtuar së do të sigurojë 1 miliard doza vaksine antiCovid për kombet afrikane.
600 milionë doza do të dhurohen drejtpërdrejtë, ndërsa 400 milionë dozat e mbetura do të vijnë nga burime të tjera, si për shembull nga investimet në vendet e prodhimit.
Në Afrikë të Jugut është zbuluar varianti i ri i koronavirusit, Omicron, që po konsiderohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si variant shqetësues.
Varianti është përhapur edhe në shtete tjera të Afrikës, ndërsa kanë nisur të shfaqen edhe rastet e para nëpër Evropë e vende tjera të botës./21Media

Back to top button