Presidenti i PSG-së flet për të ardhmen e Messit

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka zbuluar se shpreson të ketë lajme për të ardhmen e Lionel Messit, i cili është në fund të kontratës, pas Botërorit në Katar.
Ai ka thënë se me Messin kanë rënë dakord që të zhvillojnë një takim sapo të përfundojë Kampionati Botëror.
“Ne ramë dakord që do të kemi një takim pas Kupës së Botës. Të dyja palët janë shumë të lumtura”, tha ai për “Sky”, përcjellë KosovaPress.
Al Khelaifi beson në vazhdimësinë e yllit argjentinas:
“Ai është shumë i kënaqur në PSG, këtë mund ta shihni edhe në kombëtare. Messi ka luajtur në mënyrë fantastike këtë sezon për ekipin tonë.”.
Ndryshe Messi me Argjentinën janë kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror ku të dielën do të ballafaqohet me fituesin e duelit Franca-Maroku

Back to top button