Thaçi kërkon më shumë investitorë japonez në Kosovë

Thaçi takoi zëvendësministrin parlamentar të punëve të jashtme të Japonisë, Manabu Horii

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin parlamentar të punëve të jashtme të Japonisë, Manabu Horii.

Thaçi e falënderoi zëvendësministrin Horii për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë, por edhe për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit për njohjen dhe për mbështetjen që na keni dhënë gjatë kësaj periudhe”.

Presidenti Thaçi ka thënë se marrëdhëniet shumë të mira bilaterale duhet t’i shtrijmë edhe në fushën e ekonomisë. Ai ka kërkuar më shumë investitorë japonez në Kosovë, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e presidentit.

Nga ana tjetër zëvendësministri Horii ka siguruar presidentin se Japonia do të jetë një mbështetëse e Kosovës.

Në fund presidenti Thaçi falënderoi zëvendësministrin Horii, për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për shëndetësinë e Kosovës./21Media

Back to top button