Presidenti i Sri Lankës fluturon për në Singapor

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa është larguar nga Maldivet me një fluturim të linjës ajrore saudite për në Singapor, thanë burimet për BBC.
Presidenti kishte ikur në Maldive një ditë më parë mes protestave masive për krizën ekonomike të Sri Lankës.
Nuk është e qartë nëse Rajapaksa do të qëndrojë në Singapor apo nëse do ta përdorë atë si një destinacion largimi.
Ai më parë ishte zotuar të jepte dorëheqjen deri të mërkurën, por nuk ka arritur të dorëzojë një dorëheqje zyrtare deri më tani.
Lideri, i cili si president gëzonte imunitet nga ndjekja penale, besohet se donte të ikte jashtë shtetit përpara se të largohej për të shmangur mundësinë e arrestimit nga administrata e re.
Kjo vjen pasi Presidenti në detyrë Ranil Wickremesinghe të enjten vendosi një shtetrrethim për një ditë të dytë. Qeveria e tij urdhëroi një shtetrrethim nga mesdita (06:30 GMT) deri në 05:00 të së premtes për të ndalur protestat.
Wickremesinghe u emërua ushtrues detyre i presidentit pasi Presidenti Rajapaksa u largua – por vendimi shkaktoi protesta të mëtejshme duke kërkuar që ai gjithashtu të jepte dorëheqjen.
Një person vdiq dhe 84 të tjerë u plagosën pas protestave të së mërkurës, të cilat u zhvilluan në pikat kryesore të kryeqytetit të Colombo, duke përfshirë zyrën e kryeministrit./21Media

Back to top button