Presidenti kroat: Në një të ardhme të afërt Kosova do të njihet nga pesëshja e BE-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet në një vizitë tre ditore në Kroaci me ftesë të homologut Zoran Milanoviq.

Begaj ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq.

Gjatë fjalës së tij presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, u shpreh se Kosova shtet i pavarur është një realitet tashmë, dhe që shumë shpejt do të njihet edhe nga ato pak shtete të Bashkimit Evropian.

Milanoviq shtoi më tej se Kroacia do të kontribuojë për ecurinë e Kosovës.

“Kosova është një realitet. Numri më i madh i BE dhe vendeve të NATO i kanë pranuar. Vendet që nuk e kanë pranuar po t’i pyesësh përse nuk e kanë pranuar nuk do dinë të përgjigjen.

Do bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por duam t’i bindim që ky është realitet. Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Evropës që në një të ardhme jo të largët do njihet nga të gjitha vendet e BE. Dhe Serbia tani po ndodhet në një pozitë politike skizofrenike.

Back to top button