Presidentja kërkon unitet mes institucioneve dhe partive për përballim të sfidave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar unitet midis institucioneve dhe partive politike për t’i përballuar sfidat aktuale në të cilat po kalon vendi.

Në një komunikatë për medie të lëshuar nga Zyra e Presidencës pas takimit të Osmanit me kryetarët e partive opozitare të mbajtur të enjten.

“Presidentja ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe dialogu i hapur ndërmjet institucioneve dhe partive politike janë thelbësore për t’i përballuar sfidat aktuale dhe për të punuar së bashku drejt arritjes së synimeve të përbashkëta që përfshijnë mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe kushtetutshmërisë si dhe fuqizimin ndërkombëtar të Republikës, sikurse edhe në përmbushjen e prioritetit tonë shtetëror, anëtarësimin në NATO dhe BE”, thuhet në

Gjatë paradites të së enjtes, Osmani ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërsa pasdite me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.

Back to top button