Presidentja në Bondsteel: Miqësia jonë është më e fortë se kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me ushtarët amerikanë kanë drekuar në kampin Bonsteel për Ditën e Falënderimeve.
“Sot, krahas ushtarëve amerikanë dhe miqve të shumtë të Kosovës, bashkë me Prindonin ishim të ftuar të festojmë Ditën e Falënderimeve. Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin fisnik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aleatëve tanë amerikanë që kanë shërbyer në vendin tonë dhe përkrah nesh përgjatë dekadave të fundit. Miqësia jonë është më e fortë se kurrë! 🇽🇰🇺🇸 “, ka shkruar ajo në “Facebook”./21Media

Back to top button