Presidentja nesër takon krerët e Sindikatave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim krerët e BSPK-së
Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se takimi i krerëve të BSPK-së me presidenten do të mbahet të shtunën në ora 15:00.
Kujtojmë se dje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas grevës duke thënë se është me nxënësit teksa ka kërkuar nga qeveria dhe SBAShK-u që të ulën e të dialogojnë.
Që nga 25 gushti, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës. Kërkesa kyçe e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat./21Media
 

Back to top button