Presidentja Osmani e kaloi mbrëmjen e Krishtlindjes në Pjetërshan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Krishtilindjet.
Përmes Facebook-ut, Presidentja ka njoftuar se mbrëmjen e Krishtlindjeve e kanë kaluar në Pjetërshan.
“Mbrëmjen e Krishtlindjes e kaluam në fshatin e bukur të Pjetërshanit.  Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli”, shkroi Osmani.
Osmani uroi që paqja, dashuria e toleranca të mbizotërojnë gjithmonë.
“Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikëpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne. Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button