Presidentja Osmani: Forca Distria, ngrite lart flamurin e Kosovës

Sot në mesditë, Distria Krasniqi do ta nis garën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Krasniqi do të tentojë që vendit tonë t’ia sigurojë një medalje.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me këtë rast i dëshiron suksese Distria Krasniqit.
Osmani po ashtu e pati edhe një porosi për të.
“Kampione, shkëlqe sërish! Ngrite lart flamurin e Kosovës!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Ndryshe, në olimpiadën e kaluar, Distria Krasniqi bashkë me Nora Gjakovën, i sollën Kosovës medaljet e arta./21Media