Presidentja Osmani në Shqipëri për arsye private

Eskorta e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është parë gjatë ditës së sotme duke kaluar kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Lidhur me këtë u raportua se ajo po shkon drejt Tiranës për protestën mbarëkombëtare në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë, kjo del të jetë e pavërtetë.
Burime të RTV21 bëjnë të ditur se arsyeja e shkuarjes së Osmanit në Tiranë lidhet me një arsye private.