Presidentja Osmani sot takon kryetarin e SBASHK-ut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me krerët e BSPK-së.
Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se takimi i krerëve të BSPK-së me presidenten do të mbahet në ora 15:00.
Kujtojmë se dje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas grevës duke thënë se është me nxënësit teksa ka kërkuar nga qeveria dhe SBAShK-u që të ulën e të dialogojnë.
Që nga 25 gushti, në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës. Kërkesa kyçe e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.
Kujtojmë që, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se 97% e shkollave janë në grevë dhe më një tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike.
Sipas tij, greva do të vazhdojë.
“82 shkresa ua kemi dërguar duke lutur Qeverinë që të ulemi dhe të bisedojmë por nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Qeveria. Ne nuk do të ndalemi, nuk do të mund të na thejnë. Kjo qeveri po na heq edhe atë pak bukë që kemi. Nëse ka ndodh kjo në ndonjë vend të botës, le të ma thotë dikush”, tha ai./21Media