Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, është takuar me Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane.
Për këtë takim Osmani njoftoi në Facebook.
“Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Lesoton dhe me partnerë nga mbarë bota, në interes të ndërsjellë të qytetarëve tanë.”, shkroi ajo./21Media