Presidentja Osmani uron Presidentin e ri të Malavit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Malavit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës.

Në një postim në platformën “X”, Osmani i ka dëshiruar suksese në udhëheqjen e vendit drejt prosperitetit të mëtejshëm.

Ajo theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Malavin dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

“I urova çdo sukses në udhëheqjen e vendit të tij drejt prosperitetit të vazhdueshëm. Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe me Malavin dhe për forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë për të mirën e të dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani.

Back to top button