Presidentja Osmani viziton FSK’në për fundvit

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përmbyllje të vitit.

Osmani është pritur nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

Në njoftim thuhet se para presidentes është raportuar për aktivitetet që FSK është duke realizuar në të gjitha fushat e veprimit dhe kapaciteteve të saj.

“Presidentja Osmani me këtë rast uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së, për angazhimin e tyre në shërbim të vendit, dhe uroj që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve e të arriturave në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK- së”, thuhet në njoftimin e FSK’së.

Back to top button