Presidentja takoi Gjon’s Tears: Vazhdo të na bësh krenarë!
Presidentja Vjosa Osmani, së fundmi ka takuar artistin e njohur, Gjon Muharremin, i njohur si Gjon’s Tears, për të cilin ka deklaruar se ka zë të mrekullueshëm.
Osmani i ka uruar suksese Gjonit, të cilit i ka thënë që të vazhdojë të na bëjë krenarë.
“Tek ai pash një pasion, përkushtim, e atdhedashuri të pastër e për t’u admiruar. Jam e sigurt që këto atribute do të të udhëheqin drejt majave të reja. Paç gjithnjë suksese, Gjon. Vazhdo të na bësh krenar!”, ka shkruar Osmani në instagram.
View this post on Instagram
Gjon Muharremajn, pak ditë më parë e ka takuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e ka përgëzuar këngëtarin për emocionet që ia dhuron njerëzve me zërin e kristaltë, për përfaqësimin dinjitoz dhe arritjen kulminante në “Eurovision”
Ndërkaq, komuna e Suharekës e ka nderuar Gjonin me mirënjohje.
Këngëtari shqiptar që jeton në Zvicër, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin skenik, Gjon’s Tears është rënditur i treti në festivalin “Eurovision” këtë vit, ku e ka përfaqësuar shtetin e Zvicrës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?