Presidentja takoi djalin e heroit Afrim Bunjaku për Ditën e Fëmijëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e heroit Afrim Bunjaku, në një nga libraritë e kryeqytetit për nder të Ditës së Fëmijëve.
Ajo me këtë rast ka uruar fëmijët për festën e tyre.
“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura.📚 Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. ❤️”, ka shkruar Osmani.