Presidentja viziton familjet e heroit Ismet Rrahmani
Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar familjen e heroit të kombit, Ismet Rrahmani në fshatin Açarevë të Skënderajt.
Në përvjetorin e rënies së tij, Osmani vlerësoi lart veprën e heroit Ismet Rrahmani, teksa shtoi se si mësues ai edukoi shumë breza, por u transformua në luftëtar të lirisë, duke u bërë model i kombinimit të dijes dhe guximit.
“Ismeti e shndërroi misionin për arsimimin e brezave në mision për liri. Si mësues ai edukoi shumë breza, por u transformua në luftëtar të lirisë, duke u bërë model i kombinimit të dijes dhe guximit. Këtyre idealeve ua kushtoi tërë jetën, deri në ditën që e përmbylli angazhimin e tij jetësor në shërbim të vendit, duke rënë në altarin e lirisë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media
