Pretendentët për titull në krizë rezultatesh, renditja pas 26 xhirove në Superligë

Dy skuadrat që pretendojnë të shpallen kampion të Kosovës në futboll në këtë edicion janë duke zhgënjyer me rezultate jo të mira në javët e fundit të Superligës së Kosovës.
Drita dhe Ballkani që e kryesojnë tabelën janë futu në një seri rezultatesh negative, por fati i mirë i tyre është që skuadra pasuese kanë mbetur shumë prapa me pikë dhe kjo po bën që atyre edhe më tutje të mos iu rrezikohet kryesimi i tabelës dhe objektivi për t’u shpallur kampion.
Ballkani që është kampion në fuqi, tashmë ka gjashtë ndeshje që nuk e ka shijuar fitoren. Së fundi ata u ndalën me barazim pa gola nga Ferizaj në udhëtim, ndërsa Drita në pesë ndeshjet e fundit ka dy barazime, një humbje dhe një fitore, raporton KosovaPress.
Gjithsesi, pas 26 xhirove, Drita është lidere e tabelës me 52 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 51, ndërsa i treti është Gjilani me 40 sosh.
Kjo është renditja e plotë:
Drita 52 pikë
Ballkani 51
Gjilani 40
Prishtina 35
Llapi 33
Dukagjini 32
Malisheva 29
Trepça ’89 29
Ferizaj 28
Drenica 23